×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha i VV’së i paknaqur me vendimin ndaj Lekajt: TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve

    Insajderi
    31 January 2024 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për të dënuar ish-ministrin Pal Lekaj me 3 vite e 8 muaj burgim për rastin e njohur si “53 milionëshi”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Basha e ka quajtur vendim qesharak duke shtar në statusin e tij se “ky dënim i jep shpresë kriminelëve”.

    “Dënimi me 44 muaj burgim për 53 milion euro është qesharak! Kjo miq i bie që 53 milion euro dëm po lahen me 1,320 ditë burg, ose ndryshe thënë, kjo i bie se 1 ditë burg për çdo 40 mijë euro dëm shtetit. TURP! Ky dënim i jep shpresë kriminelëve”, ka shkruar Basha.

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur sot aktgjykim dënues ndaj deputetit të AAK-së, Pal Lekaj dhe tre të tjerëve në rastin e njohur si “53 milionëshi”.

    Gjykata e dënoi me tri vite e tetë muaj burgim deputetin e AAK-së, Pal Lekaj.

    Ai është dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark