×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Basha: Me miqtë duhet të bashkëpunojmë ditë e natë, por sanksionet janë të padrejta

    Insajderi
    31 May 2023 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës lidhur me zhvillimet në veri të vendit.

    Basha ka deklaruar se me miqtë duhet të bashkëpunohet ditë e natë, por se sanksionet janë të padrejta.

    “Me miqtë duhet me bashkëpunu ditë e natë. Na po pajtojmë qëtu që është e padrejtë çka është bë, që janë vu se sanksione ndaj Kosovës. Është e padrejtë. Të gjithë konstatojmë se është e padrejtë se na as nuk e kemi sulmuar KFOR-in…sanksionet janë të padrejta”, ka thënë Basha në Klan Kosova.

    Basha ka thënë se një kryeministër i vendit në disa raste duhet të vendos vet për vendime shtetërore.

    “Pse po mendoni se të gjitha kërkesat, çka të thotë dikush t’i duhesh me ba. Ti je kryeministër, ti duhet të vlerësosh vet nganjëherë. Përndryshe cila është arsyeja që kanë dalë për të votuar 800 mijë veta në Kosovë.”, ka deklaruar Basha.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    17 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark