×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Basha: Siç ua kemi ndalë “tagjinë” hajnave në Kosovë, ua kemi ndalë edhe Radojçiqit e Veselenoviqit

    Insajderi
    24 April 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në katër komunat e veriut të Kosovës.

    Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët sipas Bashës, është hakërmarrje politike e krerëve të Listës Serbe.

    “Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha

    Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq sipas Bashës, sot ikë nëpër kodra në Serbi e nuk ulet me kryeministrin Kurti.

    Deputeti Basha tha se fuqia politike dhe financiare e Listës Serbe në veri është duke u zhdukur.

    “Strukturat ilegale sot janë në ikje. Radojciqi sot nuk ulet sot me Albin Kurtin por ikë kodrave sot nëpër Serbi te Vuçiqi, se s’ka vend në Kosovë, ku te nxajna e arrestojmë. Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha në Kanal10.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark