×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Bashkëbisedimin mes autores austriake Laura Freudenthaler dhe autorit shqiptar Arian Leka

    Insajderi
    21 June 2023 - 23:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot u mbajt një bashkëbisedim letrar mes shkrimtares austriake Laura Freudenthaler dhe autorit shqiptar Arian Leka.

    Bashkëbisedimi u mbajt në ambientet e kafe-bar “Heminguej” në Tiranë, ku të pranishmit patën rastin t’i dëgjojnë mendimet dhe qëndrimet për letërsinë dhe kulturën të dy krijuesve të lartcekur.

    Laura Freudenthaler (Salzburg, 1984) është e ftuar për qëndrim në Rezidencën Letrare “POETEKA – Tirana in Between”.

    Kjo veprimrari kulturore vjen si bashkëpunim mes Ambasadës së Austrisë në Tirane dhe Shoqatës POETEKA e cila, prej dhjetë vjetësh organizon rezidencat për shkrimtarë, përkthyes letrarë dhe artistë. Laura Freudenthaler studioi gjuhë dhe letërsi gjermane në Universitetin e Vjenës. (Në gjuhën shqipe ka botuar librat Histori shpirtrash / Geistergeschicht (Toena, përktheu Irena Nasi – fitues i Çmimit të BE-së për Letërsinë në 2019) dhe Mbretëresha hesht / Die Königin schweigt (Toena, përktheu Admira Poçi – fitues i Çmimit të Letërsisë Förderpreis Bremen në 2018). Në vitin 2020 Laura Freudenthaler u nderua me çmim në Festivalin e Letërsisë Gjermane në Klagenfurt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark