×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bashkëshortja e frizerit të Albulena Haxhiut jep dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë

    Insajderi
    03 March 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brikena Kelmendi-Gashi, bashkëshortja e Armend Gashit, frizerit të ministres Albulena Haxhiu, ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Drejtësisë.

    Lexo edhe:

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Genc Nimoni, shefi i Kabinetit të ministres Haxhiu.

    “Znj. Kelmendi-Gashi, ka dhënë dorëheqje për shkak te gjendjes shëndetësore te vajzës se saj”, ka thënë Nimoni për Gazetën Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ndryshe, në janar të këtij vitit Haxhiu kishte vendosur ta emërojë Brikena Kelmendi – Gashi në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

    Lexo edhe:

    Por, vetëm pak muaj pasi ajo nisi punën, ka dhënë dorëheqje për arsye personale./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark