×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Bashkim kundër kësaj Qeverie”, Molliqaj dërgon ftesë për bashkëpunim në katër parti opozitare

    Insajderi
    20 March 2023 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, ka Dardan Molliqaj njoftuar se i ka dërguar ftesë bashkëpunimi liderëve opozitar brenda parlamentit dhe jashtë tij.

    Ftesa e Molliqajt ka shkuar për kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarët e dy partive joparlamentare, Nismas Socialdemokrate dhe Lëvizjes për Bashkim, Fatmir Limajt dhe Valon Murati.

    Sipas Molliqajt këta liderë kanë shprehur pakënaqësi me marrëveshjen e Ohrit prandaj i ftoi për bashkëpunim.

    “Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut”, ka shkruar Molliqaj në Facebook. “Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdoshmëri”.

    Po ashtu Partia Socialdemokrate e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik për kundërshtimin e Asociacionit.

    PSD ka shkruar në muret e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit fjalët “Albin Zajednica”.

    Sipas tyre, Asociacioni paraqet ndarje etnike dhe është i dëmshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark