×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bastisja e Kobrës dhe shokëve të tij, Policia sekuestron një granatë dore

    Insajderi
    05 January 2023 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës edhe sot e ka bastisur lokalin “Kobra City” në Prizren, pronar i të cilit është Dibran Hoxhaj.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

    “Sot gjatë ditës Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”, tha ai, duke shtuar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve.

    “Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa gjëra, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”.

    Ndryshe, detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Prizren, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Visar Cengu.

    Dëshmitarët që ishin ulur në tavolinë me Cengun, Rufgen Shehun dhe Arben Bashën kanë treguar se Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” e vrau 31-vjeçarin nga Kukësi vetëm për një birrë.

    Më herët ishte raportuar që bëhej fjalë për një faturë 400 euro, po një familjar i shokëve të Cengut ka treguar një version tjetër.

    “Janë zënë për një faturë 100 euro. Këta (tre djemtë) thoshin janë shumë. Këtu ka nisur sherri. Janë rrahur dhe ai (Kobra) doli pabesisht dhe i qëlloi. Ata nuk kanë qëndruar në lokalin ‘Kobra’ për darkë, por pasi janë kthyer nga darka në një tjetër lokal kanë kaluar aty dhe kanë ndaluar për të pirë një birrë”.

    “E pimë, s’e pimë ndonjë birrë, kot këmbëngulën. Qëndruan vetëm 5 minuta. Janë ngatërruar për faturën në fund. Janë zënë brenda dhe dolën për të ikur. Më pas ai (Kobra) i qëlloi pabesisht në momentin që po iknin. Përplasja ishte me personelin më pas “Kobra” i qëlloi te parkingu kur po iknin”.

    “Mbyllën dyert e makinës dhe tentuan të iknin, ai i ndoqi dhe i qëlloi. Nuk kanë pasur asnjë konflikt tjetër”, tha familjari i dy personave që arritën të shpëtonin.

    Kundër të dyshuarit kryesor Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, dhe të tjerëve është caktuar gjatë ditës së djeshme masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark