×
  • Sport
  • Sport

    Bayern e rrëzon United nga Liga e Kampionëve, vazhdon ëndrra për Copenhagen

    Insajderi
    12 December 2023 - 23:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, ku kemi rezultate tejet interesante.

    Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United është mposhtur 1:0 nga Bayern Munichu, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Kingsley Coman në minutën e 71’.

    Ky rezultat e eliminon United nga Liga e Kampionëve, ndërsa ia shuan shpresat edhe për Ligën e Evropës, pasi që skuadra e Copenhagen e ka mposhtur 1:0 Galatasarayn.

    Ndërkaq, fitore sot regjistruan edhe Real Madridi e Napoli, kurse Interi barazoi pa gola me Real Sociedadin.

    Reali e mposhti 3:2 Union Berlinin, kurse Napoli fitoi 2:0 kundër Bragas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark