×
  • Lajme
  • Lajme

    Mexhiti i VLEN thotë se janë fitues të zgjedhjeve – e nisin festën në Çair

    Insajderi
    08 May 2024 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Izet Mexhiti nga VLEN në një konferencë për media tha se VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve.

    Ai shtoi se institucionet që kishin obligim mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ishin në shërbim të BDI-së. Përgjegjësi për dhunimin e votës do të ketë, sipas tij.

    Maskat ranë përfundimisht, BDI duke bojkotuar zgjedhjet presidenciale, parti që thotë që do të na dërgojë në Evropë, ka thënë ai, raporton Alsat.mk.

    Pasi tha se “Çairi është i yni”, Izet Mexhiti ka filluar festën ku përkrahës të koalicionit VLEN kanë vërshuar rrugët.

    Atmosferë festive ku dëgjohen brohoritje dhe thirrje të simpatizantëve të VLEN.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark