×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    BE synon të standardizoj mbushësit e telefonave

    Insajderi
    10 August 2018 - 08:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Evropian po shqyrton mundësinë e futjes së të njëjtit ngarkues të telefonisë mobile gati një dekadë që kur është raportuar se ka 51,000 tonë mbetje elektrike nga ngarkuesit e vjetër në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, përdoruesit e iPhone dhe Android shpesh ankohen për përdorimin e karikatorëve të ndryshëm, shkruan Euractiv.

    Në përgjigje të presioneve të Bashkimit Evropian, 14 kompani, duke përfshirë Apple, Samsung, Nokia dhe Huaëei nënshkruan një memorandum vullnetar të mirëkuptimit në vitin 2009, me dëshirën për të harmonizuar modelet e tyre të telefonave të mençur, i cili duhej të paraqitej në treg në vitin 2011.

    Pas përfundimit të memorandumit të mirëkuptimit në vitin 2012, disa kompani shkruan letra për synimet e tyre në vitin 2013 dhe 2014. Megjithatë, në BE thonë se nuk janë të kënaqur me statusin e tyre.

    “Duke pasur parasysh progresin e pakënaqshëm në këtë marrëveshje vullnetare, Komisioni së shpejti do të fillojë të vlerësimin e studimit të vlerësimit për kostot dhe përfitimet e opsioneve të ndryshme të tjera,” tha komisionari për Mbrojtjen e Konkurrencës  në BE, Margaret Vestager.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark