×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bebe Rexha postoi video duke pirë lëndë narkotike me Snoop Dogg, reagimi i babait të saj ‘bën namin’

    Insajderi
    25 April 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, po feston me njohësin më të mirë të marijuanës , Snoop Dogg, për këngën e tyre më të re “Satellite”.

    Ajo publikoi një video ku tymoste lëndë narkotike me reperin legjendar të enjten. E frymëzuar artistikisht nga The Jetsons , videoja hapet me 33-vjeçaren dhe 51-vjeçarin.

    “Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti / Mora një biletë me një drejtim / Është një mision me një njeri në parajsë”, këndon Bebe nga pjesa e këngës.

    Sipas muzikantes së “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.

    “Të punosh me Snoop është një ëndërr”, thotë Rexha për “People”, duke shpjeguar se fillimisht i ka dërguar këngën “Satellite” reperit përmes “Instagram”-it. “Ai më thirri në orën 7:00 të mëngjesit të nesërmen  duke thënë: “Yo, kontrollo emailin tënd. Ti ke një email”.

    Rexha tregoi se ishte shumë e emocionuar për këtë. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marihuanë bashkë me Bebe Rexhën.

    Snoop i thotë Rexhës se duhet të provojë marijuanën e tij dhe ajo i përgjigjet: “Tani në setin e videove? Unë do të dukem e pirë në video.”Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’,” thotë ajo.

    Por edhe pse shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar, njëri prej tyre nuk ishte.

    “Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi duhan në internet? A je e çmendur?”, thotë ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse pi duhan me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark