×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Befason nipi i tij, Nedim Vlora: Ismail Qemali ishte mason

    Insajderi
    28 November 2022 - 12:36

    Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës zbuloi se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë.

    Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime.

    “Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si problem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike. Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo. Por disa vëllezër masonë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismai Qemalit në emisionin Good Morning Albanians, në Euronews Albania

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark