×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëria në Euro 2024, reagon presidenti Begaj

    Insajderi
    17 November 2023 - 20:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja e Shqipërisë siguroi sonte kualifikimin për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pas kësaj ngjarje ka shprehur gëzimin për kualifkimin e kombëtares së futbollit në kampionatin evropian.

    “Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!”, ka shkruar Begaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Kombëtares shqiptare i mjaftoi një barazim 1:1 me Moldavinë, për të siguruar vendin në mesin e 24 kombëtareve më të mira në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark