×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Begaj për përvjetorin e Pavarësisë: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës përballë çdo kërcënimi

    Insajderi
    16 February 2024 - 20:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka dërguar telegram presidentes së vendit, Vjosa Osmanit për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë.

    Në letrën e dërguar Begaj ka thënë se Kosova sot është jo vetëm realitet i pakundërshtueshëm por edhe një shembull se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

    “E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërit me qytetërimin euroatlantik”, tha Begaj në letrën e tij.

    Më tutje, Begaj u shpreh se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi a sfide si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark