×
  • Sport
  • Sport

    Bëhen virale pajmet ku shihen futbollistët e Panamasë duke pritur me radhë për të bërë foto me Messin

    Insajderi
    24 March 2023 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtarët e Panamasë u rreshtuan për të bërë një foto me superyllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi pas fitores 2-0 të Argjentinës të enjten.

    Argjentina u rikthye në aksion për herë të parë që nga fitorja mahnitëse e Kupës së Botës 2022 në Katar, e cila kulmoi me një fitore me penallti ndaj Francës në një finale emocionuese.

    Messi edhe mbrëmë ishte vendimtar, duke shënuar një super-gol nga gjuajtja e lirë ndaj Panamasë.

    Pas ndeshjes ishin lojtarët e Panamasë që prisnin me radhë për të bërë foto me yllin e Argjentinës, Leo Messi.

    PAMJET:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark