×
  • Showbiz
  • Show

    “Bëjnë fëmijë për interes”, Eliona Pitarka “shpërthen” ndaj Zhaklinës: E neveritshme…

    Insajderi
    25 November 2023 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kiara dhe Luizi do të bëhen prindër për herë të parë dhe këtë e kanë zbuluar nëpërmjet këngës “Frymë”, që është dedikim për bebushen.

    Të gjithë personazhet VIP e kanë uruar çiftin për lajmin e bukur që ndanë, por Zhaklin Lekatari ka reaguar përmes një story në Instagramin e saj ku shkruajti: “Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, nevojë, por jo dashni. E trishtë.”

    Kujtojmë që çifti ka patur përplasje me Zhaklinën që kur ishin pjesë e “Big Brother Vip”. Për këtë deklaratë të saj ka reagur fillimisht Liesa, shoqja e ngushtë e Kiarës, e cila u shpreh kundrejt Zhaklinës: “Ka një vend të veçantë në ferr për të gjithë ata që komentojnë negativisht për një grua shtatzënë.”

    Së fundmi pjesë e debatit online është bërë dhe Eliona Pitarka, ku reagon për deklaratën e Zhaklinës kundrejt Kiarës.

    Eliona duket që është tepër e revoltuar për deklaratën e Zhaklinës: “E quan veten feministe kjo, apo gaboj unë? E trishtueshme është që pavarësisht çfarëdolloj gjëje, të gjykosh vendimet e një femre tjetër, qofshin këto edhe interes, nevojë, status.

    Vajza që sulmojnë vajza, e aq më tepër ato në pritje të ëmbël, janë të neveritshme! Një vajzë që paragjykon e gjykon një vajzë tjetër është gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhi!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark