×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bekaj ftohet nga Kosova për ndeshjet e qershorit

    Insajderi
    25 May 2021 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Bekaj do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e qershorit. Bekaj ka pranuar ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes, ka njoftuar klubi shqiptar KF Tirana, raporton Insporti.com.

    Klubi i Tiranës ka njoftuar se Bekaj do të jetë pjesë e Kosovës për këto ndeshje.

    “Portieri i Tiranës Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit Qershor. Gardiani bardh’e blu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e rradhës”, njofton klubi shqiptar.

    Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë katër miqësore në muajin e ardhshëm.

    Fillimisht, më 1 qershor, Kosova e pret San Marinon në Prishtinë, më 4 qershor luan përballë Maltës në Austri, derisa më 8 qershor dhe 11 qershor luan ndaj Guineas, respektivisht Gambisë në Turqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark