×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bekë Berisha: Mos e bini punën me marr veprime politike në Kuvend, Qeveria t’ua plotësojë kërkesat policëve

    Insajderi
    02 November 2023 - 14:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, përmes një konference për media, Berisha ka thënë se sigurinë e Kosovës janë duke e rrezikuar politikat fëmijërore që, sipas tij, po i përdorë Kurti dhe Sveçla.

    “Përderisa më 24 shtator është cenuar rendi kushtetues i Republikës së Kosovës nga një shtet armik, siç është Serbia. Sot, sigurinë e Kosovës janë t’u e rreziku politikat fëmijërore të një kryeministri dhe Ministri të dështuar”.

    “Sot, nuk jam para jush me fol për koeficientin, por, jam dal këtu për të kërkuar që të trajtohen me urgjencë kërkesat për Policët e Kosovës, prej atij që është kadet e deri të njësia FIT, dhe të realizohen menjëherë”, tha Berisha.

    “Nuk dëshirojmë që Kuvendin e Kosovës ta kthejmë në një arenë, ku kënaqet armiku e ne bëhemi përrallë. Mos e bini punën me marr veprime politike në Kuvend për një çështje që duhet me pas konsensus”.

    “Por, po kërkojmë që me urgjencë Qeveria të ndërveprojë edhe të plotësojë kërkesat e policëve të cilat i meritojnë”, ka përfunduar Berisha i AAK-së

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark