×
  • Sport
  • Sport

    Benzema barazohet me Raul Gonzales në historikun e golashënuesve të Champions League

    Insajderi
    28 April 2021 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Chelsea mbrëmë përfundoi me rezultatin 1-1, raporton Insporti.

    Ishte Karim Benzema ai që e barazoi rezultatin në 1-1 me një gol të jashtëzakonshëm nga afërsia pas një goditje nga këndi, duke arritur në pozitën e katërt të golashënuesve më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve dhe duke u barazuar në golat e shënuara me legjendën e Real Madridit, Raul Gonzales.

    Francezi me golin e shënuar ndaj Chelseat arriti në kuotën e 71 golave në histori të këtij kompeticioni.

    Para ish sulmuesit të Lyonit në listën e golashënuesve më të mirë janë; Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark