×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Benzema: Ramazani nuk ndikon për të keq në profesionin tim, ndihem mirë kur agjëroj

    Insajderi
    05 April 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë të dhënë për revistën amerikane “Esquire”, Karim Benzema ka folur shkurt edhe për praktikimin e fesë Islame.

    Sulmuesi i Real Madridit është njëri nga futbollistët e shumtë që agjëron gjatë muajit të Ramazanit.

    Reprezentuesi francez shpjegoi në mënyrë të veçantë se agjërimi në muajin e Ramazanit nuk e pengon atë të stërvitet normalisht.

    34-vjeçari gjithashtu tha se Ramazani për të është i rëndësishëm dhe se ndihet mirë kur agjëron.

    “Nuk ka asnjë ndikim. Ramazani është pjesë e jetës sime dhe feja ime e bën Ramazanin një obligim. Për mua, është shumë i rëndësishëm dhe ndihem mirë kur agjëroj”, tha Benzema.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark