×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Berisha deklarohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Insajderi
    20 April 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot lidhur me kërkesat e ish-deputetëve Albert Kinolli dhe Veton Berisha, lidhur me vlerësimin e kushtetushmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme. Në rast se Kushtetuesja do të merrte parasysh pretendimet e tyre atëherë mund të afektohej edhe pozita e Presidentes, është vlerësuar nga njohës të drejtësisë.

    Kërkesën e Kinollit e ka deklaruar si të papranueshme, derisa atë të Veton Berishës e ka deklaruar të pranueshme për shqyrtim në merita.

    Ndaj kësaj ka reaguar Berisha ai tha se janë në pritje të një dokumenti final që lëshon Gjykata.

    “Akoma nuk e kamë të qartë se pjesës time i kanë dhënë të drejtë. Po presim dokumentin përfundimtar. Për mu ka rëndësi që kam vazhdu procesin deri këtu, jam i lumtur që i kam kontribu vendit sepse rasti ka qenë krim politik”, tha ai në RTV Dukagjin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark