×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rasti Berisha & Kinolli- Kushtetuesja merr vendim

    Insajderi
    20 April 2023 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane dhe Albert Kinolli nga komuniteti rom, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 kishin ngritur pretendimet për orkestrim të votave. Sipas tyre ky orkestrim ishte bërë në bashkëpunim të Listës Serbe me Iniciativën Rome. Berisha dhe Kinolli më datë 13 prill 2021, i ishin drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot ka vendosur lidhur me kctë rast dhe ka rrëzuar pretendimet e Kinollit e Berishës – Vota nuk mund të anulohet/shpallet e pavlefshme bazuar në përkatësi etnike.

    “Kërkesën e parashtruar nga PREBK, të deklarojë të papranueshme, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike të përcaktuara me ligj; dhe (ii) kërkesën e parashtruar nga PLE, të deklarojë të pranueshme për shqyrtim në merita; ndërsa, me shumicë, ka vendosur që (iii) të konstatojë që Aktgjykimi [AA.nr.29/2021] i 12 marsit 2021 i Gjykatës Supreme nuk ka cenuar të drejtën e parashtruesit të kërkesës, përkatësisht PLE-së, për t’u zgjedhur në Kuvend pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, sipas paragrafit 1 të nenit 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës në lidhje me nenin 3 (E drejta për zgjedhje të lira) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe (iv) të konstatojë që ky Aktgjykim nuk ka efekt prapaveprues dhe që në bazë të parimit të sigurisë juridike, nuk afekton të drejtat e palëve të treta. Aktgjykimi do të plotësohet me mendim konkurrues”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark