×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Berisha-deputetit të Vetëvendosjes: Nëse ke diçka personale dalim jashtë

    Insajderi
    23 February 2023 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti duke thënë se po ndërhynë direkt në rastin e Astrit Deharit, raporton Insajderi.

    Berisha paraqiti dy parakushte me të cilat sipas tij mund të zbardhet rasti Dehari.

    “Janë dy parakushte për me e zbardhë rasin e Astritit. Është zbardhja e sulmeve terroriste mbi instituconet e Kosovës, përkatësisht presidencën. Por, këtë nuk pres ta zbardhni. Kusht i dytë është zbardhja e vetëvrasjes së Arbënorit”, deklaroi Berisha.

    Pas kësaj, ai është penguar nga deputetët e LVV-së dhe ministrja Haxhiu, që të vazhdojë fjalën e tij.

    Deputeti Berisha iu kthye njërit prej deputetëve të pushtetit se “nëse ke diçka personale dalim jashtë”.

    Sot gjatë seancës së Kuvendit, Berisha ka thënë se interesi politik i Lëvizjes Vetëvendosje është që ky rast të mos zbardhet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark