×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Berisha për Vedatin: E kam ditë që je mashkull i keq, kur ke bë propagandë serbe kundër UÇK-së

    Insajderi
    03 March 2023 - 23:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analistja e politikes, Kimete Berisha ka reaguar ashpër ndaj Vedat Bajramit, i cili tani është banor në Big Brother Vip Kosova.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Berisha e ka kritikuar Vedatin pasi ky i fundit iu drejtua banorës Juliana Nura si “komandante e Dubait”.

    Tutje, Berisha nuk kurseu as akuzat për Vedatin duke thënë se ka “bërë propagandë serbe kundër UÇK-së”.

    Postimi i plotë i Kimete Berishës:

    Mashkull i Dubait je vet!
    Çka është kjo punë kështu?
    Qysh i thuhet femrës ‘komandante e Dubait’!
    Dil jashtë!
    Çka u mor vesh kështu, femrat shqiptare mbijetojnë e përbirojnë veç si viktima.
    Në momentin që femra i del zot vetes – i gjuhën me ofendime, e
    godiasin në moral.
    Kush je ti, humorist mediokër!
    Një të dytën: vajzat e mia, vajzat e mia!
    E ne? Kush jemi ne?
    A jemi ne vajzat e dikujt!
    Çfarë televizioni është ky që e lejon Vedat Bajramin ta quaj ‘ku.vë’ një grua?!
    P.S. E kam ditur që je mashkull i keq – në çastin kur ke bërë propagandë serbe kundër UÇK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark