×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha refuzoi të merrej në pyetje, sot mbahet seanca për ish-kryeministrin

    Insajderi
    25 October 2023 - 10:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Do të mbahet sot seanca gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

    Ky i fundit ndodhet nën hetim pasi akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

    Seanca e sotme është parashikuar të fillojë në orën 14:30.

    Sakaq, seanca e djeshme u ndërpre pasi mbrojtja kërkoi kohë për tu njohur me aktet.

    Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje, ai u përfaqësua nga dy avokatë, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mengjezi.

    Ditën e djeshme në orarin që ishte parashikuar seanca gjyqësore, Berisha vendosi të mbante një konferencë me gazetarët në selinë blu.

    Ai u shpreh se do të shkojë në Gjykatë sa herë të thirret, por vetëm kur gjykatësi të heqë masën e sigurisë ndaj tij, të cilën e cilësoi si antikushtetuese.

    “Është ndryshe kjo. Nuk është se unë nuk e pranoj. E deklarova më parë dhe e deklaroj me sinqeritetin më të madh, se unë sa herë të thirrem do të shkojë. Të heq gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë a do të shkoj unë apo jo. Por vendosja e masës antikushtetuese pa marrë leje nga parlamenti është përdhosje e kushtetutës dhe ligjeve të vendit”.

    “Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes një vendim, unë nuk mund ti lejoj vetes të shkel kushtetutën. Që nesër po të sjellin amendamentin e vitit 2012 në parlament, Sali Berisha e voton”, u shpreh Berisha

    “Unë jam për barazi të qytetarëve para ligjit themelor të shtetit. E kam dëshmuar që nuk kam qenë për asnjë diskriminim mes deputetit dhe zgjedhësit. Në këtë mënyrë siç i bën Edi Rama është republika e kanabisit, drogës.“, tha Berisha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark