×
  • Lajme
  • Lajme

    Besa Luzha: Me ne nuk ka fjalë boshe

    Insajderi
    28 September 2019 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Besa Luzha, kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se partia e sj nuk ka vetëm fjalë.

    Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Luzha ka shkruar për t’i dhënë përkrahje kandidatit për kryeministër, Ramush Haradinajt.

    “Me ne nuk ka fjale boshe, por vepra konkrete. Përkrahja që Kryeministri Haradinaj i dha Prishtinës, me Ligjin për Prishtinën, i solli kryeqytetit buxhetin e duhur, për projektet e nevojshme”, ka shkruar Luzha.

    Tutje Luzha ka shtuar se “Në mesin e tyre, shihni pikën për sallën koncertale, për nismën e së cilës Komuna e Prishtinës, ka ndarë 1 milion e gjysmë Euro. Ashtu siç kam premtuar publikisht”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark