×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Besojmë që Kodi Civil do të miratohet në Kuvend, thotë ministrja Haxhiu

    Insajderi
    26 October 2022 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Projektkodi Civil do të kalojë së shpejti në Kuvendin e Kosovës. Ministrja tha se ky është një dokument tejet i rëndësishëm dhe beson se kësaj radhe do të marrë miratimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    “Besoj që shumë shpejtë do ta procedojmë në Kuvendin e Kosovës. Kësaj radhe kodi civil do të kalojë në Kuvend për faktin se është dokument i rëndësishëm. Kemi pasur takime me deputetët, marrë parasysh rëndësinë e kodit civil besojmë që kodi civil kësaj radhe do të miratohet në Kuvendin e Kosovës”, tha Haxhiu.

    Ajo tha se, siguria ime bazohet pasi që në takimet me grupin parlamentar, nuk them që secili deputet do të votojë për, ka ende disa që i kanë qëndrimet e bisedimet e tyre, po them edhe njëherë që qeveria dhe grupi parlamentar në shumicë angazhohet në avancimin e të drejtave të njeriut”, Haxhiu.

    “Aplikimi në Këshillin e Evropës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën. Për tu bërë anëtar duhet të respektohen së pari të drejtat e njeriut”, shtoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark