×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Biden: Vendi ynë është në mes të një kulmi dramatik të rasteve me Covid-19

    Insajderi
    25 November 2020 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Joe Biden po mban një fjalim rreth festës kombëtare të njohur si “Dita e Falënderimeve”.

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden iu është drejtuar kombit amerikan duke përcjell mesazhe të bashkimit në kohë të pandemisë.

    Demokrati pohoi se “imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”.

    “Ne duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, thotë ai dhe më tej shton se “Të gjithë jemi së bashku në këtë, raporton theguardian.

    Ai thotë se po lutet për njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre që nga Falënderimet e fundit. Demokrati pohoi se si familja e tij ka thyer traditën e udhëtimit për pushime.

    “Këtë vit, sepse kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, do të kemi një Falënderim të veçantë”, thotë ai.

    “Unë e di se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është kaq shumë e rëndësishme. Vendi ynë është në mes të një kulmi dramatik të rasteve. Ne duhet të përpiqemi të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi”, thotë Biden. Ai thotë se “ua kemi borxh” punonjësve të kujdesit shëndetësor që luftojnë virusin.

    “Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë që kanë nevojë për qasje në shtretërit e spitalit … kjo është fjalë për fjalë detyra jonë patriotike si amerikanë”, tha Biden.

    Ai bëri thirrje për mbajtjen e maskave, distancës sociale dhe madhësive të kufizuara të grupeve. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark