×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Bie çmimi i naftës në bursën botërore

    Insajderi
    01 May 2023 - 11:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Çmimet e naftës në bursën botërore kanë ndryshuar.

    Nafta në bursën amerikane ra me 56 cent ose 0,7%, duke arritur nivelin e 79,77 dollarë për fuçi, ndërsa nafta në bursën e Londrës u ul me 63 cent, duke arritur në 76,15 dollarë për fuçi.

    Faktor  për rënien është ulja e prodhimit të fabrikave kineze pasi OPEC+ njoftoi ulje të prodhimit ditor duke nisur nga ky muaj.

    “Perspektiva e rritjes së mëtejshme të normave të interesit që do të njoftohet nga Rezerva Federale këtë javë pritet të nxisë paqëndrueshmëri afatshkurtër të çmimeve”, tha Baden Moore, nga Banka Kombëtare e Australisë.

    Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit me 25 pikë bazë këtë javë. 

    Banka qendrore e SHBA ka rritur normën e interesit me 475 pikë bazë që nga marsi i vitit të kaluar.

    “Pas shkurtimeve të fundit të prodhimit ditor të naftës nga OPEC-u, ne besojmë se tregu i naftës do të jetë në deficit gjatë pjesës së mbetur të tremujorit të dytë, i kombinuar me një rritje sezonale të kërkesës së Kinës. Kjo mund të sjellë çmime më të larta”, shprehet Baden Moore.

    Nga ana tjetër edhe aktiviteti i industrial në Japoni, ekonomia e tretë më e madhe e botës, u tkurr për të gjashtin muaji radhazi në prill. Ekspertët shprehen gjithashtu se një rënie e çmimeve të naftës vjen edhe për shkak të frikës nga recesioni në shumë ekonomi të botës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark