×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bislimi dhe Petkoviq nesër takohen në Bruksel

    Insajderi
    14 May 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Kosovës për dialog me Serbinë, Besnik Bislimi, nesër në Bruksel do të takohet me udhëheqësin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Ky takim të zhvillohet me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

    Sipas mediave serbe, delegacioni nga Beogradi, i kryesuar nga Petar Petkoviqi, është nisur tashmë për në Bruksel, ku nesër i pret raundi i ri i bisedimeve në kuadër të procesit të dialogut.

    Siç i është thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” në Zyrën që udhëhiqet nga Petkoviqi, delegacioni serb pritet t’i nisë bisedimet të hënën në orën 10:30 në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), kur Petkoviq pritet që të takohet së pari me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi,  Miroslav Lajçak, dhe më pas janë të parapara bisedimet e drejtpërdrejta Kosovë-Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark