×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi pret në takim Shaip Kamberin, flasin për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë

    Insajderi
    17 January 2024 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi është pritur në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

    Bislimi dhe Kamberi diskutuan për zhvillimet aktuale me theks të veçantë në pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

    Në njoftim thuhet se bashkëpunimi është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes së diskriminimit sistematik të shqiptarëve në Luginë.

    “Bashkëpunimi i vazhdueshëm është i rëndësishëm për adresimin e shtypjes e diskriminimit sistematik me të cilin ballafaqohen bashkatdhetarët tanë. Përkushtimi dhe angazhimi i qeverisë vijon të jetë produktiv edhe gjatë këtij viti ku kemi ndarë 3 milionë euro nga buxheti i shtetit për Luginën, mbështetje financiare kjo më e madhe për 50%, një milion më shumë sesa viti 2023, me qëllim mbështetjen e pakusht në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, traditave, kulturës e gjuhës.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark