×
Insajderi / Insajderi

Bislimi: Raporti i DASH’it goditi Serbinë për diskriminim shtetëror të shqiptarëve të Luginës

Insajderi
20 March 2023 - 23:49
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Faton Bislimi, ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK – ka vënë në pah një pjesë shumë të rëndësishme të raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA’ve përmes së cilit goditët Serbia për diskriminim të vazhdueshme shtetëror e institucional të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Luginën e Preshevës.

Përmes një statusi në Facebook, Bislimi ka shpërndarë disa pjesë të raportit të cilat mund t’i lexoni më poshtë:

Sot, Departamenti i Shtetit të SHBA-ve ka publikuar Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut 2022. Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin e vazhdueshëm shtetnor e institucional ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvigëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thuhet në Raport.

“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb si Vulini psh.

Ende s’keni parë gjë akoma!

Puna jonë për Luginën e Preshevës përmes kontributit të paçmuar e të pazëvendësueshëm të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane do vazhdojë deri në realizimin e plotë të të drejtave të vëllezërve e motrave tona në Luginë!

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark