×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi: Takimet e nivelit të lartë në Bruksel nuk prodhojnë rezultate, nuk ia vlen

    Insajderi
    31 January 2024 - 15:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi tha se në takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe emisarit Miroslav Lajçak është diskutuar si ide mundësia për një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

    Por sipas qëndrimit të tyre “nëse ai takim s’prodhon rezultate nuk ia vlen”.

    Sipas Bislimit edhe Beogradi e ka të njëjtin qëndrim si pala kosovare.

    “Në takimin që Lajçak që ka pasë me kryeministrin Kurti është prekur si ide që ia vlen të ketë një takim të nivelit të lartë. Por, ne mendojmë që pa pasë diçka rezultat, pa pasë gatishmëri të Serbisë që të lëvizet në formalizimin e marrëveshjes dhe përkushtimin për zbatimin e saj, nuk ia vlen të ftohen takime që pastaj s’nxjerrin asnjë rezultatet meqë takimet e tilla krijojnë pritshmëri te palët. Me gjasë, qëndrimi s’është fort ndryshe edhe në Beograd meqë Lajçak para ardhjes në Prishtinë ka qëndruar në Beograd”, tha ai në konferencën për media.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark