×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Blendi Fevziu provon mishin e krokodilit

    Insajderi
    31 August 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Blendi Fevziu ndodhet në Afrikë duke eksploruar kulturat e ndryshme.

    Në ndalesën e tij të radhës në Namibi, gazetari ka vendosur të provojë edhe një specialitet të rrallë vendas, mishin e krokodilit.

    I shoqëruar nga një vendas, i quajtur Kuda, Fevziu zhvillon me të një bisedë të shkurtër për të treguar se si konsumohet mishi i krokodilit.

    Blendi Fevziu: Ne mund ta hamë krokodilin?

    Kuda: Ne mund ta hamë krokodilin, bishti është ai që hamë zakonisht dhe gjithashtu brinjët.

    Blendi Fevziu: Dhe brinjët? Është mish i bardhë?

    Kuda: Po, ka shije thuajse si pula.

    Blendi Fevziu: Pulë e vjetër. Por meqenëse kam provuar krokodil më parë, kam provuar mishin e kalit në Mongoli dhe në Kirgistan, kam provuar balenën në Islandë, tani nuk kisha si mos ta provoja krokodilin edhe në Namibi. Është i famshëm këtu?

    Kuda: Është një specialitet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark