×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerim Vela “zhduket” nga Twitter pasi kërkoi test ADN-je për Vuçiq e Fahri Musliun

    Insajderi
    04 November 2023 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela duket se ka fshirë llogarinë e tij në platformën X (ish-Twitter).

    Profili i tij nuk ekziston më në “X”, e kjo duket se erdhi për shkak të reagimeve të shumta të opinioni publik për postimin që bëri Vela për gazetarin Fahri Musliu, e që u konsiderua si skandaloz.

    Pak orë më parë, Vela kërkoi test të ADN-së, për të parë nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq është djali i gazetarit Musliu.

    Disa analistë e opinionistë kërkuan reagim nga presidentja dhe shkarkim të Velës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark