×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Blerja e Javelinit nga Kosova, Vuçiq: Si guxuan po mendoj për hetime ndaj atyre që po e armatosin Kosovën

    Insajderi
    24 January 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka folur sot për sistemin anti-tank Javelin që Uashingtoni pritet t’ia shes Kosovës.

    Ai ka thënë se është “duke menduar rreth fillimit të një hetimi për të gjitha ata që po e armatosin Prishtinën”, meqë sipas tij, “po e bëjnë ilegalisht”, shkruan KosSev,.

    Sipas ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit, armatosja e Ushtrisë së Kosovës po bëhet “në kundërshtim me Rezolutën 1244”.

    “Po mendoj se si të nis një hetim për të gjithë ata që armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë të tjerët që i armatosin – në kundërshtim me Rezolutën 1244. Kush e shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, si e shkelën dhe si guxuan të shkelin Kartën e OKB-së dhe gjithçka që duhet të bëjnë dhe mendojnë se kurrë nuk do të mbajnë përgjegjësi për të”, ka thënë Vuçiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark