×
  • Showbiz
  • Show

    Blero reagon pas daljes nga BBVK: Faleminderit për mbështetjen dhe “meme-t”

    Insajderi
    19 December 2023 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse shihej si finalist dhe favorit për të fituar këtë spektakël, javën e kaluar Blero vendosi të tërhiqej nga loja.

    Ai menjëherë ka takuar familjen, vajzën dhe të dashurën e tij.

    Në një reagim në Instagram, Blero gjithashtu ka gjetur kohë të falënderojë edhe fansat për mbështetjen.

    “Përshëndetje të gjithve. Po filloj me fjalën më të bukur që ju takon juve: Faleminderit. Big Brother ka qenë një eksperiencë shumë interesante, një sfidë me veten. Mua mu desh t’i marr ca ditë pushim nga gjithçka dhe m’i kalu me të dashurit e mi. Jam falendërues për gjithë këtë mbështetje që ma keni bërë, për çdo mesazh që e keni dërgu për mu dhe për të gjitha “meme-t”. Shpresoj shumë që nuk iu kam zhgenjy me daljen time, por e kam pasë të domosdoshme. Ju premotj se do të jem më aktiv, si me muzikë, ashtu edhe me rrjetet sociale, për ju. Ju jeni ata që më keni mbajtë në skenë që 20 vite dhe ka ardhë koha me ju shpërbly me plot energji. I juaji, Blero” ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark