×
  • Showbiz
  • Show

    Blero tregon se çka i tha partneres kur takoi vajzën e tij

    Insajderi
    17 March 2024 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për herë të parë në televizionin shqiptar, Blero ndau rrëfime ekskluzive tek ‘E diela jonë’ me Ermal Peçi. Jeta e tij personale ka qenë gjithmonë shumë e diskutuar online, shpesh edhe me komente të ndryshme. Mjaftoi një foto e vajzës së tij në program që ai të emocionohej por edhe të tregonte gjithçka për rritjen e saj, ish partneren dhe divorcin.

    “Nuk kam ndjerë presion ndonjëherë, ndjej vetëm përgjegjësi për rritjen e Tarës. Nëna e Tarës është një nënë e jashtëzakonshme. Në një ndarje është e rëndësishme që të jenë prindër të mirë. Nuk mund të tregohesh egoist dhe të mbash inate me partneren. Unë me Teutën kam raporte të jashtëzakonshme përsa i përket rritjes së Tarës. Komunikimi me Teutën është i shpeshtë në raport me Tarën”.

    Po si ndihet ai kur vajzën e tij duhet ta përfshijë në historitë e dashurisë?

    “Tarën e kam njohur me 2 nga shoqet e mia të cilat kanë patur një raport të jashtëzakonshëm me Tarën. Kam qënë i kujdesshëm deri në momentin që i kam njohur me Tarën. Shoqja ime e fundit kur takoi Tarën ishte e përgatitur pasi unë ja kam bërë të ditur që nëse ma do çikën, më do dhe mua nëse s’ma do çikën nuk më duhesh mua”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark