×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Blinken: Situata në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se në 1973

    Insajderi
    30 January 2024 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari  Amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka deklaruar se situata aktuale në Lindjen e Mesme është më e rrezikshme se në katër dekadat e fundit.

     “Unë do të thoja se ne nuk kemi parë një situatë aq të rrezikshme sa ajo me të cilën po përballemi sot në rajon që të paktën që nga viti 1973. Ndoshta edhe para kësaj”, tha kreu i diplomacisë amerikane gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e NATO-s.

    Blinken me sa duket i referohej 6 tetorit 1973, kur një aleancë e shteteve arabe, e udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin në ditën kur festohej Yom Kippur.

    Konflikti i armatosur, i njohur si Lufta e Yom Kipurit, zgjati 19 ditë. Bazuar në të dhënat izraelite, mbi 2600 anëtarë të forcave të armatosura izraelite u vranë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark