×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Blinken tregon sa ushtarë rusë kanë vdekur, numri është tejet i madh: “Ja çfarë po i bën Putin vendit të tij”

    Insajderi
    18 February 2023 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se rreth 200,000 rusë janë vrarë ose plagosur tashmë në luftën kundër Ukrainës, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Konferencën e Sigurisë në Mynih, shkruan Insajderi.

    Kostoja e luftës gati njëvjeçare ishte më e madhe për Rusinë, vuri në dukje Blinken.

    “Ne kemi më shumë se një milion rusë që janë larguar nga vendi i tyre sepse nuk duan të jenë pjesë e kësaj lufte dhe drejtimit që po shkon vendi.”

    Për më tepër, 1,000 ose më shumë kompani kanë ndaluar së bëri biznes në Rusi për shkak të frikës së dëmtimit të reputacionit, sipas shefit të Departamentit të Shtetit të SHBA.

    “Shikoni çfarë ndodhi, çfarë i bëri Putin vendit të tij”, tha Blinken, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark