×
  • Sport
  • Sport

    Bomberi ‘i pastrehë’, Harry Kane. Zbulohet shuma tronditëse që ka shpenzuar për hotelin në Munich

    Insajderi
    13 November 2023 - 18:57

    Bomber po, por vetëm në fushë. Starti i Harry Kane te Bayern Munich është për t’u mbajtur mend: 17 gola në 11 javët e para të Bundesligës, siç askush nuk kishte arritur të bënte më parë, dhe dy “hat-trick” radhazi, i dyti prej të cilëve në fitoren 4-0 ndaj Borussia Dortmundit.

    Harry Kane has had a record-breaking start to life with Bayern Munich

    E gjitha kjo pasi mposhti rekordin e golave në “Wembley” të Bobby Charlton, së fundi me ekipin kombëtar anglez. Me pak fjalë, ish-kapiteni i Tottenham po lundron drejt sezonit që mund t’i japë titullin e parë, aq të lakmuar të karrierës së tij, përpara se të zhytet në “Euro 2024” me synimin për të arritur deri në fund.

    Kane has been staying at the Vier Jahreszeiten Kempinski

    Kush e di nëse deri në verën e ardhshme, Harry Kane do të ketë gjetur një shtëpi në Gjermani. Për momentin, në fakt, qendërsulmuesi vazhdon të jetojë në një hotel luksoz në Mynih, duke mos gjetur ende një shtëpi që kënaq atë dhe pjesën tjetër të familjes, të përbërë nga bashkëshortja e tij Katie dhe katër fëmijët e çiftit, i fundit lindi vetëm gushtin e kaluar.

    Kane's suite is £10,000-a-night

    Të paktën këtu, pra, qëllimi nuk është përmbushur ende dhe vërtet shifrat e shpenzuara në hotel janë të frikshme. Nëse është e vërtetë, siç raporton “The Sun”, çmimi i një nate në hotelin “Vier Jahreszeiten Kempinski” në Mynih është më shumë se 11.500 euro për natë.

    It features a separate living room

    Kjo do të thotë se sulmuesi anglez ka shpenzuar tashmë mbi një milion euro nga gushti e deri më sot. Pak ose aspak për atë, meqë fiton afro 30 milionë euro bruto në vit, por anomalia financiare mbetet.

    It has a number of luxury facilities

    Megjithatë, kërkimet e tij për pasuri të paluajtshme po vazhdojnë pa pushim. Sipas asaj që raportohet nga shtypi britanik, Kane ka parë në tetor një vilë luksoze në lagjen më të kamur të Mynihut, në Grunwald, me tetë dhoma gjumi, shërbëtorë, pishinë të brendshme dhe të jashtme, spa dhe kinema në shtëpi, por pas një konsulte familjare u vendos që të mos vazhdohej me blerjen. /noa/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    25 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark