×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Bord i dhunshëm”, reagon drejtori i shkarkuar i KMDK-së

    Insajderi
    17 June 2023 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Abdullah Haxhiu është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur dje thuhet se i njëjti nuk ka përfillur kërkesat e aksionareve dhe nuk ka përmbushur detyrat e tij.

    Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, Haxhiu tha e ka quajtur këtë vendim të një anshëm dhe të padrejtë.

    “Unë jam i informuar për një komunikatë të Bordit të Përkohshëm “dhunshëm” Është arbitrar,i padrejtë, i njëanshëm, po sa ta kem zyrtarisht vendimin do të kontestoj në organet gjygjësore, tha ai.

    Në vendimin e marrë dje nga Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve theksohet se kjo po bëhet për shkak të shkeljeve ligjore.

    Aty u përmend edhe raporti i Zyrës se Auditimit dhe disa projekte që thuhet se janë rrezikuar nga Abdullah Haxhiu.

    “Rrezikoi projektin “Menaxhimi i Mbeturinave të Ngurta Il-IV” në vlerë prej 53 milion euro i financuar nga Banka Zhvillimore e Republikës Federale të Gjermanisë *KW” për shkak të dërgimit të informatave të gabuara dhe jo të plota për shpronësimin e pronave të paluajtshme që kërkohen për realizimin e projektit“, thuhet në vendim.

    Ky i fundit është vëllai i deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark