×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bordi i KEK-ut pezullon nga detyra e Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin

    Insajderi
    25 April 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Drejtorëve të KEK-ut ka marrë vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit.

    Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Korporata Energjetike e Kosovës përmes një komunikate.

    “BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë që në pozitën e ushtruesit të detyrës është emëruar Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

    Postimi i plotë i KEK-ut:

    Të nderuar përfaqësues të mediave,

    Ju lutem gjeni në vazhdim njoftimin e Bordit të Drejtorëve të KEK sh.a.

    Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve (BD) të KEK-ut, të mbajtur sot, me dt. 25.04.2023, janë marr vendimet si në vijim:

    BD ka marre vendim për pezullimin nga detyra e punës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Nagip Krasniqi me efekt të menjëhershëm.

    Në pozitën e ushtruesit të detyrës të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, BD ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

    Me respekt,

    Departamenti për Marrëdhënie

    me Publikun dhe Komunitete

    KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark