×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Boris Johnson vizitë të papritur në Kiev, takohet me Zelenskyn

    Insajderi
    24 August 2022 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boris Johnson ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur në ditën e pavarësisë së Ukrainës.

    Sipas mediave të huaja, kryeministri britanik është takuar me Zelenskyn.

    “Ajo që ndodh në Ukrainë ka rëndësi për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse unë sot ndodhem në Kiev,” tha Johnson në një mesazh në Twitter.

    Johnson përsëriti gjithashtu mbështetjen e tij për Ukrainën në ditën e pavarësisë së vendit.

    “Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë pranë jush, për sa kohë të jetë e nevojshme. Unë besoj se Ukraina mund dhe do ta fitojë këtë luftë,” theksoi Johnson.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark