×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Borrell mirëpret zotimet e Kosovës për shtensionimin: Presim edhe hapa të mëtejmë

    Insajderi
    12 July 2023 - 17:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

    Ai tha se pret nga Kosova edhe ndërmarrjen e hapave të tjerë, derisa tha se do të vazhdojë puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni.

    “E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark