×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bosch për Insajderin: BE nuk bëri presion mjaftueshëm tek Serbia, Kosova të punojë me SHBA-të për formimin e Asociacionit

    Insajderi
    22 March 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka komentuar marrëveshjen bazë të arritur në Bruksel e Ohër mes palës kosovare e asaj serbe. Bosch i tha Insajderit se “më duhet të besoj” se do të ketë një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve. Por që sipas tij nga pala serbe nuk është nuk kishte reagime shumë shpresëdhënëse për “marrëveshje”.

    Bosch thotë se Bashkimi Evropian nuk ka bërë presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë për ta pranuar marrëveshjen që parasheh plani evropian.

    Duket se presioni ndaj Serbisë që të paktën të pranojë propozimin franko-gjerman, i quajtur tashmë propozim i BE-së, nuk ka qenë mjaftueshëm i fortë apo bindës”, u shpreh ai.

    Ai vlerëson se ende nuk është momenti ku Serbia “përtypet” dhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

    Propozimi i bazuar në marrëveshjen ndërgjermane të viteve shtatëdhjetë, ku të dyja palët njohin njëra-tjetrën, dhe e pranojnë në heshtje, është ende shumë e vështirë për tu përtypur nga Serbia”.

    Sipas tij presidenti serb nuk as mbështetje nga populli i tij për t’i normalizuar marrëdhëniet  me Kosovën.

    Vuçiq mund të mos jetë më i keqi i vijës së ashpër, por ai është i tillë dhe falë propagandës antishqiptare në Serbi, vështirë se ka ndonjë mbështetje për një marrëveshje të tillë”.

    Duke folur për palën serbe, Bosch shton se po bëjnë gabim kur paraprakisht po kërkojnë formimin e një Asociacioni.

    Tani ata duan fillimisht një ASSM përpara bisedimeve të mëtejshme, por ky do të ishte një gabim i madh pasi edhe pse do të fitonin sërish më vonë nuk do të japin diçka”, deklaroi ish-ambasadori për Insajderin.

    Ndërkohë, ai këshillon Kosovën që të punojë me SHBA-të drejt formimit të një asociacioni që bazohet në Kushtetutën e vendit.

    Gjëja më e mirë për Kosovën është që me ndihmën e ambasadorit Hovenier të ofrohet krijimin i një lloj Asociacioni që mund të funksionojë brenda rendit kushtetues të Kosovës për të ushtruar më pas presion të plotë mbi Beogradin”.

    Bosch u shpreh skeptik që do të ketë diçka pozitive nga pala serbe përderisa presidenti rus sipas tij ende nuk është dobësuar.

    Megjithatë, edhe atëherë ne duhet të shohim nëse Vuçiq do të lëvizë, për sa kohë që Putini nuk është dobësuar më tej, nuk duket ende pozitiv”, theksoi ai për Insajderin.

    Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i obliguar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut disa orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

    Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian.

    Mirëpo, ai ka thënë se Serbia serish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark