×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botim i ri nga Instituti Albanologjik

    Insajderi
    22 August 2023 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dega e Gjuhësisë e  Institutit Albanologjik ka botuar vëllimin Kumtime gjuhËsore 2, materiale nga tryeza shkencore: “SHQIPJA – GJUHË EVROPIANE”, mbajtur në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, IAP, 21 shkurt 2023.

    Me rastin Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, më 21.2.2023, Dega e Gjuhësisë e Institutit Albanologjik, në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Wisdom”,  patën organizuar tryezën shkencore “Shqipja – gjuhë evropiane”.

     Në këtë veprimtari shkencore kishte studiues nga Instituti Albanologjik në Prishtinë,  Kolegjin Universitar “Wisdom”, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Korçës, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, Shoqata “Dashamirët e Shqipes” etj.

     Në fjalën e hapjes së këtij aktiviteti, që është edhe shkrimi i parë në këtë vëllim, shefi i Degës së Gjuhësisë prof. asoc. Dr. Naim Berisha konstaton se aktivitetet shkencore në të cilat trajtohen aspekte të studimit të shqipes përherë zgjojnë vëmendje dhe interesim të veçantë. Në këtë kontekst, kontributet për rëndësinë dhe raportin e shqipes me gjuhët tjera evropiane e botërore në vazhdimësi kanë paraqitur një ndërmarrje me interes në aktivitetet shkencore të Institutit Albanologjik. Që në fillimet e punës së këtij institucioni më 1953, fokusi i kërkimor-shkencor ishte te fjalësi i të folmeve shqipe në ish-Jugosllavi, si një vlerë e veçantëe shumëgjuhësisë në atë kohë”. Ndër të tjera ai shton, “ndonëse në Degën e Gjuhësisë nuk ka sektor të veçantë që merret me studime të kësaj natyre, në revistat shkencore të Institutit dhe në aktivitetet tona kanë zënë vend kontribute të shumta që lidhen me shumëgjuhësinë dhe raportin e shqipes me gjuhët evropiane dhe botërore”.

    Në kolanën Kumtime, e cila del në 5 seri, sipas Degëve që e përbëjnë Institutin Albanologjik(Kumtime gjuhësore, Kumtime historike, Kumtime letrare, Kumtime folklorike, Kumtime etnologjike), botohen kontributet nga tryezat dhe aktivitetet e veçanta shkencore që i organizon ky institucion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark