×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet në italisht libri eseistik “Mbi krimet dhe mirazhet” i Besnik Mustafajt

    Insajderi
    18 June 2023 - 09:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Libri eseistik “Mbi krimet dhe mirazhet” i shkrimtarit të mirënjohur dhe të rëndësishëm shqiptar, Besnik Mustafaj, është përkthyer dhe botuar në gjuhën italiane.

    Libri në fjalë është përkthyer nga Federica Cugno, njohëse e gjuhës shqipe, dhe është botuar nga “Grazianti” shtëpi prestigjioze botuese në Itali.

    Ky libër është botuar për herë të parë në gjuhën franceze në vitin 1992 nga shtëpia e njohur botuese “Actes Sud”, ndërsa është shkruar nga autori në 1991, gjegjësisht në periudhën maj-dhjetor të këtij viti.

    Vitin që lamë pas (2022) libri esesistik “Mbi krimet dhe mirazhet” është botuar nga shtëpia e madhe botuese shqiptare “Onufri”, me një parathënie të Sali Berishës, përmbysësit të komunizmit në Shqipëri.

    Libri eseistik “Mbi krimet dhe mirazhet” bart një vështrim personal të shkrimtarit Mustafaj, në të cilin ndërthuren dëshmitë imediate të autorit me kujtimet dhe refleksionet për një të kaluar të afërme dhe mbi të ardhmen, ashtu si ai i ka ditur, i ka ndierë dhe i ka përfytyruar kthesat e mëdha demokratik në Shqipëri në vitin 1991, që shënojnë përfundimin e një epoke të errët politike.

    Besnik Mustafaj, përpos shkrimtar, për një kohë ka shërbyer edhe si diplomat dhe ministër i jashtëm i Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark