×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet romani “Mendim Drini” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi

    Insajderi
    05 September 2023 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Romani “Mendim Drini”, shfaqet alterenativë e romanit “Udhëtimi i Mendim Drinit”, i botuar në vitin 2006. Është ky një eksperiment letrar mbase i veçantë kur i njëjti personazh (Mendim Drini) shfaqet në dy vepra, në dy role antagoniste, me dy karaktere. Në rastin e parë: të njeriut-kafshë. Dhe, në rastin e dytë: të kafshës-njeri. Dihomia e karaktereve psikologjike vendoset mbi konceptet e vullnetit për fuqi.

    Në rastin e parë – “dije e fuqisë”. Dhe, në rastin e dytë – “ fuqi e dijes”. Kështu, personazhi Mendim Drini, në rolin alternativ të kafshës-njeri, ngrit paradigmën e transformimit të së keqes në të mirë si një ndryshim, me ç’rast, gjithnjë sipas konceptit të fuqisë së dijës dhe ndriçimit të mendjes, edhe ndjenjat me të egra (shtazarake) mund të transformohen në njerëzore deri te shkalla e mbinjeriut.

    Romani ruan platformën kohore – atë të kryqëzatës së dytë kur kryqtarët normanë, në rrugë e sipër për te vendet e shenjta, zëvendësojnën kryqtarët tempelarë. Siç ruan edhe atë hapsinore – Bujarinë vasale të Përdrinit në Dardani, së cilës, lufta e qytetërimeve i kthehet në kob të përhershëm.

    Ky roman i shkrimtarit Jusuf Buxhovi u botua nga Sh. B. “Faik Konica”, Prishtinë, 2023.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark