×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Botohet vepra poetike “Qeramikiana” e Entela Tabakut

    Insajderi
    22 July 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia botuese “Onufri” ka botuar veprën e re me poezi të krijueses së njohur, Entela Tabaku. Kjo është vepra e dytë e poetes Tabaku që botohet nga botuesi i lartpërmendur, pas veprës “Enciklopedia e mërgimit”, të shkruar në bashkëautorësi me shkrimtarin nga Kosova, Shqiptar Oseku.

    Entela Tabaku lindi në Shkodër në vitin 1971. Në qytetin e lindjes studioi violinë në Shkollën e mesme artistike ”Prenkë Jakova” dhe gjuhë-letërsi në Universitetin ”Luigj Gurakuqi”. Në këto vite filloi të botojë poezi në gazetat letrare të kohës. U diplomua në vitin 1993 si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë me temën ”Ungaretti dhe hermetizmi” të udhëhequr së pari nga Zef Zorba sa ishte gjallë, pasuar nga Stefan Çapaliku. Në shtator të vitit 1993 filloi punë si asistente-pedagoge pranë Departamentit të Letërsisë në të njëjtin universitet, si edhe studimet pasuniversitare me temë ”Përkthimet e Ernest Koliqit”. Gjatë këtyre viteve mban edhe emisionin ”Colorit” pranë Radio Shkodrës.
    Në janar 1998 u shpërngul në Suedi. Në vitin 2006 u diplomua edhe një herë, këtë radhë si mësuese e italishtes dhe anglishtes me temën ”Calvino në mësimin e gjuhës italiane”, pranë Universitetit të Uppsalës dhe filloi punë si mësuese e italishtes dhe anglishtes në gjimnaz. Në vitin 2014 mbrojti doktoraturën në gjuhësi pranë Universitetit të Stokholmit dhe filloi punë si ligjëruese e italishtes pranë këtij universiteti duke mbajtur lëndën e gramatikës, por edhe të letërsise migrante italiane.
    Nga viti 2017 punon si ligjëruese e shqipes ne Universitetin e Uppsalës, si edhe si këshilluese studimesh. Katedra e shqipes në Universitetin e Uppsalës është e vetmja në Skandinavi. Dy vitet e fundit i është përkushtuar edhe përkthimeve nga suedishtja në shqip.

    Vepra

    Poezi:
    ”50 poezi dhe 5 intermexo”, 1996, Shkodër: At Gjergj Fishta
    “një grusht jetë sa me vdekë”, 2016, Tiranë: Adonis
    “poemat e hueja”, 2017, Tiranë: Botime Pegi

    Studime:
    “Che italiano fa oggi nei manuali di italiano lingua straniera?”, 2014, Stockholm: Stockholms Universitet
    “Paese che vai, manuale che trovi” (eds.), 2018, Firenze: Franco Cesati Editore

    Përkthime:
    ”Long John Silver”, Björn Larsson, 2016, Prishtinë: PA
    “Udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, Selma Lagerlöf, 2017, Tiranë: Albas
    “Torta med petulla”, Sven Nordquist, 2018, Prishtinë: Magjia e Librit
    ”Skeptri i nëmave”, Åsa Larsson, 2019, Prishtinë: Magjia e Librit
    “Ulku”, Åsa Larsson, 2019, Prishtinë: Magjia e Librit
    “Kukudhi”, Åsa Larsson, 2019, Prishtinë: Magjia e Librit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark